Fieri është qyteti i dytë pas Tiranës për numrin më të madh të të prekurve me koronavirus, ndërkohë që vetëm 5 raste janë regjistruar në degën e Thesarit të qytetit.
Burime bëjnë me dije se 4 rastet që janë kofirmuar sot janë nënpunës së degës së thesarit, të cilët qendronin prej 12 ditësh na karantinë, pasi një kolegu i tyre ishte konfirmuar me Covid19, disa ditë më parë.
Të gjithë këta persona janë duke qendruar në banesat e tyre, në gjendje të qendrueshme dhe duke marrë trajtimin mjekësor, në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e familjes.
Sot i është bërë tamponi dhe një tjetër nënpunëseje, të degës së Thesarit, e cila kishte shfaqur simptoma, dhe pritet të merret përgjigja zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Për shkak se zyra e Thesarit pothuajse ka dalë jashtë funksionit me izolimin e punonjësve, kërkohet ndërhyrja e Ministrisë së Financave për të zgjidhur ngërçin, pasi penalizohet dhe lëvrimi i pagave apo pensioneve.
(E.K/Faxweb.al)