Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

5 orë në greminë, transportohet me barrelë efektivi i RENEA, nuk ka shkuar ende helikopteri

Është nxjerrë nga gremina pas 5 orësh efektivi i RENEA-s Bledar Beluli, i cili kishte rrëshkitur për rreth 150 metra mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ai u transportua me barelë në këmbë deri në fshatin Nderlysaj ku ka arritur edhe ambulanca, ndërsa për të shkuar deri në Shkodër do ti duhet edhe tre ore rrugë.

Pritet ende mbërritja e helikopterit në zonë, në mënyrë që Beluli të marrë sa më parë ndihmën mjekësore, pasi mund të jetë i nevojshëm transportimi drejt Tiranës.

Beluli kishte thyerje të gjymtyrëve, ndërsa gjendja e tij paraqitej e rëndë, e shkaktuar kjo dhe nga temperaturat e ulta me të cilat është përballur.

Efektivi kishte shkuar në Dukagjin me disa miq të tij, për të ushtruar sportin e ngjitjes në male.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *