Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetKryesoreTe FunditTe Gjitha

5 ofendimet që Rama i bëri Eni Vasilit “Live” në emision, një 1 vit më parë mendonte ndryshe (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar dje në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, por nuk kanë munguar as përplasjet mes tyre. Madje kryeminsitri disa herë është acaruar së tepërmi nga ndërrhyrjet dhe pyetjet e gazetares Vasili. 

I drejtohet Eni Vasilit në gjininë mashkullore:

Veç ironies gjatë fjalës së tij në emision Rama ka bërë edhe “lapsuse”. Në një moment ai i është drejtuar gazetares në gjininë mashkullore, por duke kërkuar menjëherë ndjesë. Por shefi i qeverisë e ka shpjeguar këtë me faktin se sa herë që sheh gazetaren Vasili, i kujtohet një koleg i saj mashkull. 

Rama: Më fal, se t’u drejtova në gjininë mashkullore. Por po të shihja ty dhe po mendoja person tjetër, një koleg tuajin mashkull.

Eni Vasili: Nuk ka problem

Rama: E di që për ty jo

Eni Vasili: Pse ju keni probleme me ndonjë nga kolegët e mi?

Rama: Mu kujtua, por nuk dua të flas për problemet e mia me të. 

“Qeveri Teknike”, Stop, stop, stop, nxehehet Rama me Eni Vasilin

Rama  në një moment tjetër është acaruar nga pyetja e gazetares Eni Vasili për kërkesën e opozitës për qeveri teknike. Ai i ka ripërseritur drejtueses se emisionit kërkesën të pushojë së foluri,  duke i thënë disa herë stop.

 Rama: Nuk të lë të ikësh…

Eni Vasili: Ky është domeni im.

Rama: Jo stop, stop.

Eni Vasili: Unë mikrofonin kam ju kemi qeverinë, policinë, kemi pushtetin. 

Rama: Stop, stop. Nuk kam ardhur në polici këtu.

Eni Vasili: Nuk mund të më thoni stop në studion time televizive. 

“Vettingu”, ironia e Ramës me kafen turke

Edhe çështja e Vettingut e ka shqetësuar Edi Ramën pasi me ironi i ka këruar edhe një kafe turke Eni Vasilit.

“Saliu ka folur tre herë më shumë në gjithë këtë periudhë sesi ka filluar ai. Votuan Vettingun  si Çeço me po këta  as mustaqe nuk kishin. Vettingu do bëhet me opozitën në parlament dhe ska asnjë dyshim për këtë.n Nuk kemi krizë politke, kemi krizën e një partie të madhe politike. Lëre se flas vetë me ata, ata janë të 1 miliontë shumë më të qartë se ata që fitojnë para duke diskutuar nëpër emisione. Më sill një kafe turke dhe ta shohim e sheh ti apo e shoh unë. ” u shpreh Rama. 

Do t’i plotësoj të gjithë nevojat që ke, o zot më lër të mbaroj

Batuta tjetër ishte ajo kur Eni Vasilit për të mësuar se nëse Vettingu do të votohet me apo pa opozitën në Kuvend, Rama e kaloi me batuta që shpesh shoqëroheshin edhe me nënqeshje.

“Mos më bëj të flas në shumë për këtë çështje”. Kur gazetarja insistoi sërish për të marrë përgjigje, Rama u përgjigj: “Do të ti plotësoj gjithë nevojat që ke, por më lër të ti plotësoj një nga një”

“O zot më lër të mbaroj…”, shprehej Rama ndërsa gazetarja priste përgjigje për pyetjen e saj të drejtpërdrejt” Vetting me opozitën apo pa opozitën.

“Harrova të të pyes ty”

Kur kreu i qeverisë shqiptare u pyet nga Vasili për faktin se pse nuk hoqi dhe ministra të tjerë, por “përzgjodhi’ Tahirin, Raa u përgjigj me ironi. 

Po se harrova të vija këtu në televizion e t’ju pyesja juve, kë të heq e kë të mbaj. Unë po them vetëm kaq, që me këto lëvizje ndjehet që është rritur ndërveprimi i komunikimit”.

Duhet të theksojmë që Edi Rama nuk i kakursyer asnjëherë batutat ndaj gazetares Eni Vasili. Por duhet të sjellim në vëmëndje  se vetëm një vit më parë, pikësrisht në këtë studio pasi mbaroi emisioni i cili u karakterizua nga batuta dhe ironi nga ana e shefit të qeverisë nuk mungoi edhe një gjest xhentil. 

Në përfundim të emisionit, kryeministri nuk nguroi të komplimentonte gazetaren Eni Vasili, ndërsa u tregua tepër xhentil, duke i puthur dorën gazetares, përpara se të dilte nga “Studio e Hapur”. 

Por ndryshe nga vjet mbrëmjen e djeshme ju drejtua Rama iu drejtua në gjininë mashkullore. 

(J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *