Suedia bëhet një nga vendet e para, e cila ka ndaluar pagesat për vaksinën e Pfizer, duke kërkuar sqarim për numrin e vërtetë të dozave të vaksinës në secilën shishe.
Lajmi raportohet nga mediat vendase, të cilat janë ndalur më në detaje te ky konflikt. Kompania, do të duhet të kishte ngarkuar gjashtë doza në secilën shishe, ndërsa fillimisht mendohej se vetëm pesë doza mund të nxirreshin prej sasisë.
Stokholmi kërkon që Komisioni Evropian dhe Pfizer të arrijnë një sqarim përfundimtar mbi numrin e dozave që ka në secilën shishe, ndërkohë që një problem tjetër i madh është edhe koha kur do të mbërrijnë vaksinat në secilin shtet.
“Kjo është e papranueshme. Nëse një vendi i jepen vetëm pesë doza, ai ka marrë më pak doza për të njëjtin çmim,” i tha koordinatori suedez i vaksinave Richard Bergstrom gazetës “Dagens Nyheter”.
“Ne i thamë kompanisë që duhet të presim për faturat derisa të sqarohemi”, tha kryepidemiologu suedez Anders Tegnell, ndërkohë që ndaj Pfizer ka pasur kritika të forta dhe në Itali. Për momentin kompania ka ndalur eksportin drejt shteteve të Europës, duke dalë në këtë mënyrë nga marrëveshja që kishte arritur me to.
(E.K/Faxweb.al)