Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë në Britani për shkak të koronavirusit vetëm dy muaj pasi festoi daljen nga kujdesi intensiv. Inxhinieri Roehl Ribaya ishte i shtruar në spitalin Victoria në Blackpool më 29 maj dhe ia doli që të fitonte betejën me sëmundjen pas 48 ditësh që mbijetonte me ventilator frymëmarrjeje.
Mjekët e cilësuan si pacientin e fundit të valës së parë të Covidit, por duket se nuk i rezistoi “koronavirusit të gjatë” që i mori jetën.
“Mendoja se do të vdisja. Dua vetëm të falenderoj njerëzit që më shpëtuan jetën”, tha 47-vjeçari në muajin Korrik kur doli nga spitali. Bashkëshortja e tij, Stella Ricio-Ribaya, sqaroi se burri i saj pësoi një atak kardiak të mërkurën dhe pasi qëndroi dy ditë në gjendje kome, vdiq. (A.M/Faxweb.al)