Është èkstraduar ditën e sotme drejt Shqipërisë shtetasi shqiptar, 44-vjeçar, me inicialet R.M. Ky èkstradim vjen si pasojë e bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, ku shteti shqiptar kishte shpallur në kèrkim ndërkombëtar 44-vjeçarin pasi ishte dènuar nga Gjykata e Krímeve të Rènda Tiranë për trafikim të lëndëve narkòtike.
Njoftimi i plotë i Pòlicisë së Shtetit: Falë bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe èkstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi është èkstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç.
Shtetasi R. M. është árrestuar nga autoritetet pòlicore në Vareze, Itali me qëllim èkstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-árrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krímeve të Rènda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrèst në bùrg”, për këtë shtetas, për veprën pènale “Tráfikimi i narkòtikëve”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kánabis.