Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

43% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi, Smaja: Ja shtetet që synohen më shumë

Fondacioni “Friedrich Ebert” publikoi dje rezultatet e një sondazhi të bërë me rreth 1200 të rinj, të cilët u pyetën lidhur me mundësinë e largimit nga Shqipëria. Një numër shumë i madh i të rinjve kërkojnë që të largohen nga vendi për një jetë më të mirë.

E ftuar në Fax News Jonida Smaja, koordinatore e “Friedrich Ebert” ka sqaruar se ky sondazh është kryer dhe në vende të tjera të rajonit, dhe synon që të nxjerrë rezultate sa më të prekshme për të rinjtë e moshave nga 14 deri në 29-vjeç.

“43% e të rinjve duan që të largohen përgjithmonë nga Shqipëria.

1200 të rinj kanë qenë target i këtij studimi, është një kampion i mjaftueshëm për të marrë një marzh në rang kombëtar. Nuk ka një diferencë të madhe midis të rinjve që jetojnë në zonat rurale dhe urbane.

Thelbi se pse duan të largohen të rinjtë është standardi i jetesës, duan që të jenë punësuar në një punë të mirë, kërkojnë që të përcjellin vlerat në ato shtete ku shkojnë.

Gjermania është destinacioni më i preferuar dhe më pas Britania e Madhe, Italia dhe Franca, të pyeturit janë të moshave nga 14 deri në 29 vjeç. 48 % e të pyeturve janë në marrëdhënie pune, 36% punojnë në një punë që është poshtë nivelit të tyre të arsimimit.

54% e të rinjve deklarojnë se paguajnë për provimet”, u shpreh Smaja.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *