Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“4000 banorë jashtë”, Xhaçka: Mos qëndroni në banesat e dëmtuara

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një deklaratë për shtyp foli për masat e marra përsa i takon përballimit të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.

Xhaçka u shpreh se fuqia e goditjeve ka një trend të dukshëm në zbritje. Ministrja theksoi se 4000 banorë që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Xhaçka bëri thirrje që banorët të largohen nga banesat e dëmtuara dhe të mos bëjnë eksprertin.

“Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar ju lutem mos e bëni ekspertin vetë, largohuni nga shtëpitë, janë qindra dhoma hoteli në Durrës, Vlorë… ku janë akomoduar banorët.”

Fjala e plotë e Xhaçkës:

Nëse shtëpia juaj është e dëmtruar ju lutem mos e bëni ekspertin vetë, largohuni nga shtëpitë, janë qindra dhoma hoteli në Durrës, Vlorë… ku janë akomoduar banorët.

Situata në banesat e dëmtuara është e rrezikshme edhe sot po aq sa ditën e tërmetit. Qytetarët duhet ta dinë se pavarësisht situatës së tragjedisë sot jemi në një situatë ku mund të sigurojmë veshmbathje, vendstrehim dhe ushqim për çdo banor.

Në total sipas vlerësimeve paraprake në terren janë 4000 banorë që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Por ky numër do të ndryshojë, e para se disa banesa nuk kanë dëmtime të rënda ose nuk kanë dëmtime, por janë larguar për shkak të frikës nga tërmetet.

Që prej orëve të para e deri më sot janë shpërndarë 1000 cadra dhe do vazhdojnë të shpërndahen edhe sot. Por dua të theksoj se zgjidhja me cadra është një zgjidhje emergjente dhe nuk mund të jetë afatgjatë. Do i cojmë në një vendstrehim të sigurt.

I gjendem pranë cdo familje që ka humbur shtëpinë, por sot më shumë se kurrë na duhet mirëkuptimi i banorëve, e kuptoj që sot cdokush është i paduruar për të pasur shtëpi, por rikuperimi do të kërkojë kohën e vet se dëmi është i madh nga Durrësi në Tiranë, Laç, Thumanë…

Prandaj duhet durim, duhet bashkëpunim duhet besim, këtë situatë duhet ta kalojmë së bashku.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *