Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

40 orë pa asnjë sinjal jete nga Ajan Sala, zjarrfikësit hyjnë në brendësi të magazinës te ‘Kthesa e Kamzës’, ja çfarë gjejnë brenda (foto e të riut hero)

Prej më shumë se 40 orësh vijon që të jetë aktiv zjarri i rënë në një magazinë në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranë, ku dyshohet se ka mbetur brenda 33-vjeçari Arjan Sala. I riu nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike që prej pasdites së të mërkurës, dyshohet se ka mbetur brenda në momentin e rënies së zjarrit, pasi ka nxjerrë prej aty disa prej punëtorëve të tjerë që ndodheshin në magazinat e biznesit privat.

Edhe pse zjarrfikësja mbërriti pranë magazinës që prej të mërkurës, ende në momentet që flasim nuk është mundur që të shuhet plotësisht zjarri, për shkak të mungesës së mjeteve, të posaçme, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit është kolosal.

Familjarët e Arjan Salës kanë shkuar sërish sot pranë magazinës, ku kërkojnë që të shtohen ekipet e shpëtimit, dhe thotë se përpjekjet për të hyrë brenda saj kanë qenë minimale. Në ndryshim nga dje, ata sot janë më të rezervuar sa i takon deklaratave dhe bëjnë përgjegjëse për situatën qeverinë dhe institucionet që nuk kanë ndërhyrë.

Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj raporton se punonjësit e zjarrfikëses kanë hyrë brenda magazinës gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa burime bëjnë me dije se gjysma e hapësirës është vendosur nën kontroll, por flakët dhe tymi vijojnë në pjesën tjetër.

Ata kanë gjetur vetëm bombulat që mendohet se ka tentuar të fikë zjarrin Arjan Sala, por ende nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 33-vjeçarit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, flakët në momentin që kanë hyrë forcat zjarffikëse kanë qenë ende të mëdha, ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve mbërriti dje dhe një ekip i ushtrisë, që duket se nuk ka ndihmuar në neutralizimin e flakëve.

Zyrtarë të zjarfikësve thanë se si pasojë e zjarrit dhe temperaturave shumë të larta që janë në magazinë, rrezikohet dhe struktura e godinës, dhe ndaj herë pas here hidhen sasi të mëdha uji, për ftohjen e kolonave, ndërkohë që paraprakisht zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Thirrje për reagim të menjëhershëm të institucioneve bëri gjatë ditës së djeshme dhe presidenti Meta, i cili kërkoi nga partitë politike, që të ndalnin fushatën dhe të hidhnin sytë nga kjo ngjarje tragjike që po ndodh vetëm 3 kilometra larg qendrës së Tiranës.

Meta kërkoj nga zjarrfikësit që në rast se nuk kanë mjetet e nevojshme, të kërkojnë ndihmë nga shtetet fqinje për të ndërhyrë, pasi sipas tij është e papranueshme kjo zvarritje e ndërhyrjes.

Reagimi i plotë i Metës:

Alarm për institucionet shtetërore! Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar. Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta.

Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre.

T’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm. U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze!

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.