Një sasi prej rekord prej 3 ton e gjysmë dròge është sekuestruar së fundi në Itali. Dròga e kapur ka qenë e llojit kokáinë dhe kánabis.
Operacioni i Departamentit të Antimáfias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative ka çuar në árrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë, ndërsa vlera e drògës së kapur llogaritet të shkojë në 40 milionë euro.
Mësohet se hetimet kanë nisur prej disa muajsh, dhe ka pasur një bashkëpunim dhe me SPAK për finalizimin e tij në Shqipëri. Nuk dihet ende identitetet e personave që janë árrestuar në këtë superoperacion.
Deri më tani në Shqipëri, nga Pòlicia e Shtetit, gjatë orëve të para të mëngjesit janë kapur 10 pjesëtarë të grupit kriminal, ndërkohë që për këtë ccështje pritet që të ketë një deklaratë për mediat rreth mesditës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga pòlicia është zbuluar në një magazinë në Vlorë një gomone me dy motorrë të fuqishëm e cila dyshohet se përfitohej nga grupit kri.minal për transportin e dr.ogës, sipas burimeve ky grup ushtronte aktivitetin kri.minal në fushën e dr.ogës që prej vitit 2015.