Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“40% e shqiptarëve jetojnë me 4.19 dollarë në ditë”, Basha: Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës qeverisëse në lidhje me dështimin e ekonomisë së vendit. Basha shprehet se ndërsa Rama dhe ministrant e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre Shqipëria varfërohet.

Përmes një grafiku ai thekson se 40% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4.19 dollarë në ditë.

Postimi i plotë i Bashës: Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.(F.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *