Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

4 të rinj humbën jetën dje në Vlorë, gazetari ka një APEL të fortë për të gjithë pushuesit

Vërtet fatale ishte dita e djeshme në detin e Vlorës ku gjetën vdekjen 4 të rinj. Ishte fillimisht një 15-vjeçar ai që u mbyt pranë Ujit të Ftohtë, dhe më pas tre të rinj në zonën e Zvërnecit.

Dy vajza ishin në rrezik mbytje, kërkuan ndihmë dhe për t’i shpëtuar u nis një djalë që kishte ardhur me të dashurën nga Tetova. Të tre nuk mundën që t’i bënin dot ballë dallgëve duke humbur jetën.

Ndërkohë që gazetari i “News 24” në Vlorë ka një mesazh dhe një apel për të gjithë pushuesit. Sipas tij në këto zona po qarkullojnë rryma shumë të forta detare prandaj duhet pasur kujdës makimal.

“Marr shkas nga tragjedia e fundit e ndodhur në gjirin e Porto Noves në zonën e Zvërnecit ku humbën jetën 3 persona. Dua t’u them gjithë miqve te mi që mund t’u bjere rasti te bejne plazh ne ate gji, qe te keni shume kujdes nese nuk jeni notare te sprovuar.

Ne ate zone shpesh ka rryma shume te forta qe te terheqin drejt thellesise. Te gjithe ata qe nuk jane notare me rezistence te larte ose qe nuk e njohin mire detin, te mos shkojne me thelle sesa niveli i gjoksit te tyre. Ky fenomen ndodh edhe ne zona te tjera, dhe eshte shkaku kryesor i rasteve ku njerezit mbyten duke u lare ne det.

Nese ju ndodh, mos e lini veten qe t’u kape paniku, kjo eshte fatale! Ruani qetesine dhe nese nuk notoni dot kunder rrymes, lereni ate t’u marre me vete, pasi nuk do t’u largoje shume metra, mbase disa dhjetera, dhe prej aty, pasi te keni mbledhur forcat dhe marre veten, notoni me zig-zage ne drejtim te bregut me te afert”, shkruan Mehmeti.

Ndërkohë që pavarësisht këtyre ngjarjeve ende nuk ka një reagim të institucuioneve përgjegjëse për sigurinë e jetës së turistëve.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *