Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

4 mjekë dha pacientë persona me COVID-19, stafi dhe pacientët dërgohen tek pavioni i kirurgjisë, denoncimi: Nuk ju bëjnë teste pa shfaqur shenja

Një denoncim i fortë është bërë publik nga ish-kryeministri, Sali Berisha i cili ka publikuar një mesazh të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar që tregon se pas konstatimit me koronavirus të 4 rasteve, 3 prej të cilëve staf mjekësor dhe sdanitar në repartin e patologjisë, në Lezhë ky i fundit është mbyllur.

Referuar Berishës, qytetari tregon se pacientët e tjerë dhe stafi mjekësor janë trensferuar në pavionin e kirurgjisë ndërsa shton se rrezikohen shumë persona të tjerë pasi asnjërit prej tyre nuk i është bërë testi.

Denoncuesi vijon më tej duke pohuar se, disa prej tyre kanë kërkuar të bëjnë teste por u është komunikuar se pa shfaqur shenja nuk është gjë që bëhet.

Postimi i Berishës:

Qendrimi papergjegjshem dhe kriminal ndaj personelit te spitalit ne Lezhe!

Atyre nuk ju behet testi i covid edhe pas konfirmimit te 4 bluzave te bardha me covid 19.

Lexoni perhapjen zyrtare te covid 19 ne kete spital. sb

Pershendetje z.Berisha!

Dua te denonjoj nje rast te nje krimi mjeksor qe po behet ne spitalin e Lezhes. Pasi jane konfirmuar 4 persona me covid-19 ne Lezhe ku 3 prej tyre jane staf mjeksor dhe sanitare prane pavionit te patologjise dhe nje tjeter ishte pacient ne spital. Spitali ka mbyllur sot pavionin e patologjise dhe pacientat sebashku me stafin mjeksor i kane bashkuar me pavionin e kirurgjise,duke rrezikuar ne kete menyre perhapjen e virusit ne ate spital. Stafit te pavionit te patologjise ku jane zbuluar 4 rastet nuk ju jane kryer testet e virusit duke i lene ne meshire te fatit. Nje tjeter problem eshte se i gjithe personeli nuk eshte i pajisur me veshjet e duhura duke qene se cdo pacient mund te jete nje mbartes i virusit,ka mungesa te maskave dhe te dorezave te cilat po i blejne me leket e tyre per te mos folur per veshje speciale. Pritet te dalin infermiere dhe doktora te tjere te prekur por po mbahen te fshehta nga ministria,shume prej tyre kerkojne te bejne testin por refuzohen me justifikimin se vetem kur te kesh shenja duhet te testohesh. Shpresojme te marrin masa sa me shpejt ndryshe do perfundojme si Italia dhe Spanja.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *