Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka mirëpritur vendimin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e 4 anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Soreca thotë se tani është e rëndësishme të vazhdohet me emërimet e mëtejshme dhe shton se BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për KLGJ që të arrijë këtë objektiv.
Ditën e sotme Presidenti Meta emëroi 4 anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë, duke theksuar se me këto ritme që po ecet në emrimet e Gjykatës së Lartë, atëherë 19 anëtarë do të plotësohen në vitin 2024.
“Ne e mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta te 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv,” tha Soreca.
(E.H/Faxweb.al)