AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

39 persona të vdekur në kamion/ Kush është shqiptari që tentoi t`i fuste emigrantët në Britani (FOTO)

Një trafikant njerëzish ka qeshur me fatin e 39 emigrantëve të gjetur të vdekur në kamionin frigoriferik duke thënë: “është kujt i bie shorti”.

Trafikanti që ndodhej në Britani bëri komentin mizor ndërsa ofroi të fuste vjedhurazi një reportere që po hiqej si emigrante në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur të njëjtën rrugë që përfundoi në një tragjedi javën e kaluar.

Maurice Robinson, shoferi i kamionit 25-vjeçar, i cili shkoi për të mbledhur kontejnerin, u akuzua mbrëmë me 39 akuza për vrasje dhe komplot për trafikimin e njerëzve. Ndërsa për trafikantin të cilit i referohet Daily Mail, gazeta britanike thotë se ka zbuluar që ai jeton në Angli e përdor pseudonimin “Kace Kace“.

The Daily Mail thotë se ai është shqiptar, emrin e vërtetë e ka Kastrijot Ahmati dhe jeton në Walthamstow, në Londrën Veri-Lindore.
Ai pretendon se dhe vetë ka hyrë në mënyrë të paligjshme në vend pjesën e pasme të një kamioni. Ahmati reklamoi shërbimet e tij dhe postoi numrin e vet të celularit në Facebook të quajtur “Shqiptarët në Londër”, e cila ka më shumë se 16,000 ndjekës.
Kur reporterja e infiltruar e kontaktoi, ai i tha se mund të paguante 17,000 paund për dokumente “letra false” që do t’i lejonin asaj të fluturonte nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.

Në të kundërt,  ajo mund të paguante 14,000 paundë e të hynte duke udhëtuar në pjesën e  pasme të një kamioni nga Belgjika – origjina e mjetit në të cilin gjetën vdekjen 39 persona javën e kaluar.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *