Një 37-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Vlorës, për shkak se ka ushturuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, dhe si të mos mjaftonte kjo ka kundërshtuar edhe vetë blutë gjatë shoqërimir.
Në njoftimin e dhënë nga Policia thuhet se shtetasi me inicialet XH.XH, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e rendit, të cilët kanë qenë në krye të detyrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës”, thuhet zyrtarisht në njoftimin e Policisë së Vlorës.
(E.K/Faxweb.al)