Një person është gjetur i pajetë në një banesë në zonën e Farkës në Tiranë.
Dyshimet e para janë se 37-vjeçari të ketë kryer vetëvrasje, por ngjarja është ende duke u verifikuar nga grupi i hetimit. Në trupin e të ndjerit janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga àrma e zjarrit.
Nuk dihet ende identiteti i personit të pajetë, ndërsa polícia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.