Një 37-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit ditën e sotme në një spital Covid në Tiranë. Mësohet se nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjendja e tij shëndetësore u rëndua 10 ditë më parë dhe për pasojë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
I riu punonte në kombinatin metalurgjik pasi kishte mbaruar studimet për bio- kimi. Një person që kishte pasion jetën aktive dhe tatuazhet, madje dhe vetë kishte bërë disa të tillë.
Po gjatë këtyre orëve ka ndërruar jetën dhe një 73-vjecar nga Elbasani për shkak të Covidit. (A.M/Faxweb.al)