Ditën e djeshme 36 vjeçari Menti Çobo nga Berati mbeti i dëmtuar rëndë pasi u dëmtua me sharrë gjatë punës në Gjirokastër.
Çobo u dërgua menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, është arrestuar shtetasi Qazim Brahimi drejtuesi teknik i shoqërisë QNB.shpk Gjirokastër, për arsye se në ambientet e brendshme duke punuar është aksidentuar 36 vjeçari.
Njoftimi zyrtar:
Arrestohet administratori i aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua 36 vjeçari.
Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:
Q.B., 60 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi ky shtetas ishte administrator dhe drejtues teknik i aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua 36 vjeçari M.Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(K.H/Faxweb.al)