Një 31-vjeçare nga Tirana është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Mësohet se ajo është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Policia ka njoftuar se e reja është dërguar noë Komisariatin nr.4.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.