Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

30 kallëpë eksplozivë fshehur në çantë, si u kap në Durrës gruaja nga Burreli (DETAJE)

Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Saga”. Sekuestrohen 30 kallëpë me lëndë plasëse eksploziv dhe kaspolla detonatore me fitil zjarrëpërcjellës.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Saga”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Vjollca Sorra 42 vjeçe,banuese në Burrel;
  • Edmond Demiri 32 vjeç, banues në Burrel;
  • Robert Doku 30 vjeç, banues në Burrel;
  • Viktor Hanaj 33 vjeç, banues në Burrel. Arrestimi i tyre u bë pasi:

Më datë 16.05.2017, në Fushë-Krujë, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët e Trafiqeve gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e shtetasve të mësipërm, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • 30 kallëpë e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg;
  • 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës;
  • 4 aparatë telefoni celular;
  • një mjet tip Benz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”në bashkëpunim parashikuar në nenin 282/ a , 25 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1823″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *