AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

3 vjeçarja përdhunohet nga gjyshi, babai bën veprimin e papritur kur zbulon ngjarjen

Një vajzë vetëm tre vjeçe u përdhunua nga gjyshi nga i ati. Kur babai i saj e mësoi, u konfliktua egërsisht me të moshuarin, duke e qëlluar me hanxhar, çka bëri që ai të ndërrojë jetë pak më vonë në spital.

Ngjarja tronditëse ndodhi të shtunën e lënë pas në Oran, në zonën veriperëndimore të Argjentinës.

Siç raportojnë mediat vendase, babai i së miturës, i moshës 26-vjeçare, e gjeti vogëlushen duke qarë në gjendje shoku.

Vogëlushja e tmerruar i kishte treguar të atit pjesët intime, ku shiheshin qartësisht dëmtime dhe të nxira. Kur i ati e pyeti se kush ia kishte bërë, ajo i tha emrin e gjyshit rreth 70 vjeç.

Kjo gjë shkaktoi irritimin e 26-vjeçarit, i cili u përlesh fizikisht me të atin, por i moshuari duke tentuar të mbrohej, rrëmbeu një hanxhar dhe e plagosi në krahë djalin.

Por ky i fundit arriti që t’ia marrë mjetin prerës të atit, duke e qëlluar furishëm në fyt, çka bëri që i moshuari të gjejë vdekjen.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *