Nëse përhapja e koronavirusit në Shqipëri vijon me të tilla përmasa, atëherë vendi rrezikon që në muajin tetor të numërojë mbi 1300 víktima. Përllogaritjet janë bërë nga IHME, një institut amerikan për vlerësime, parashikime dhe statistika shëndetësore.
IHME ka përllogaritur pasojat e COVID-19 në vendin tonë në tre skenare të mundshme. Në skenarin më të keq, pra nëse hiqen plotësisht masat kufizuese, nëse nuk vendoset përdorimi me detyrim i maskave dhe ruajtjes së distancës fizike, 1 tetori mund të gjejë vendin me 2415 të vdèkur dhe rreth 15 mijë të infektuar. Në këtë skenar, numri i personave që mund të vdèsin brenda 24 orësh sipas këtij projeksioni është 65.
Nëse masat kufizuese dhe protokollet e parandalimit të përhapjes së infeksionit nuk ndryshojnë, atëherë Shqipëria në tetor mund të regjistrojë 1306 të vdèkur dhe rreth 10 mijë të infektuar. Në këtë projeksion, piku i vdèkjeve ditore parashikohet në fillim të shtatorit me 39 të vdèkur brenda 24 orëve.
Në skenarin më pozitiv, pra nëse masat kufizuese ashpërsohen pa vonesa dhe përdorimi i maskave bëhet me detyrim IHME parashikon që më 1 tetor numri i víktimave të jetë 240 persona dhe rreth 1570 të infektuar. Në këtë projeksion, piku i vdèkjeve ditore përllogaritet në fillim të tetori me 6 vdèkje në 24 orë.
Sa u takon kapaciteteve spitalore, IHME parashikon që duke filluar nga fundi i muajit korrik e deri në fillim të muajit tetor, në të gjitha rastet do të ketë një mbingarkesë të sistemit shëndetësor. Në skenarin më të keq piku do të regjistrohet në fillim të shtatorit me 12 mijë persona që do të kenë nevojë për t’u hospitalizuar, duke tejkaluar me mbi 3 herë kapacitetet e të gjithë sistemit shëndetësor shqiptar./Gazeta Si