15:42 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3 persona kanë qenë në mjetin e gjetur të djegur në Thumanë, dyshime se janë grup vrasësish me pagesë, zbardhet dinamika e vrasjeve në Astir, sa të dyshuar janë shoqëruar në polici

08:52 | 14/11/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
3 persona kanë qenë në mjetin e gjetur të djegur në Thumanë, dyshime se janë grup vrasësish me pagesë, zbardhet dinamika e vrasjeve në Astir, sa të dyshuar janë shoqëruar në polici

Fax News zbardh dinamikën e atentatit me dy viktima mbrëmjen e djeshme në Astir. Sipas burimeve mësohet se automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat, Erigels Mihasi dhe Armando Dumani është qëlluar në ecje. Sipas burimeve aautrët kanë qëlluar në drejtim të mjetit me breshëri automatiku për rreth 50 m. Ngajrja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar, duke i rrezikuar jetën shumë qytetarëve të tjerë që ishin kalimtarë të rastit, apo që udhëtonin me mjetet e tyre.

Si autmojeti “audi”, ashtu edhe ai i autorëve referuar burimeve nga grupi hetimor, kanë udhëtuar nga pallati me shigjeta në drejtim të rrethrotullimit të ish sheshit Shqiponja. 50 m përpara të zonës së quajtur “2 rrathët”, autorët pasi kanë gjetur terren kanë qëlluar në drejtim të objektivit të tyre, duke i marrë jetën shoferit dhe pasagjerit. Hetuesit kanë hedhur dyshime se kemi të bëjnë me një ngjarje të mirëorganizuar dhe vrasësit kanë qenë profesionist, ku e kishin të qartë onjektivin. Edhe pse mjetet ishin në lëvizje, pothuajse të gjithë plumbat që janë zbarazur nga armët e tyre kanë kapur automjetin “audi”. Për këtë shkak hetuesit kanë hedhur dyshime se kemi të bëjmë me një grup vrasësish me pagesë. Të paktën 6 persona kanë marrë pjesë në krimin e rëndë, ku secili ka pasur rolin e tij. Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, e po punojnë për identifikimin e autorëve, ku ka dyshime se autorët që ishin në automjetin “Toyota” informoheshin për lëvizjet e Mihasit dhe Dumanit.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor dyshojnë se brënda mjetit që u gjet i djegur në Thumanë, ishin 3 persona, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar drejt audit të bardhë. Gjithashtu të paktën 2 persona të tjerë i kanë ndihmuar ato, për ti larguar nga Thuma, ku autorët dogjën edhe automjetin që përdorën gjatë krimit. 32-vjeçari Mihasi, emri i të cilit ishte mjaft i njohur për drejtësinë, pasi ishte përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit me dy viktima. Ndërsa përplasja mes grupeve kriminale dhe larja e hesapeve mes tyre është pista kryesore që janë përqendruar hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Deri me tanj, për tu marre ne pyetje në komisariatin e Tiranës, janë shoqëruar 15 persona, ndërsa nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar. Nga ekslertiza që i është bërë vendit të ngjarjes, hetuesit nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë provë që mund ti ndihmojë ato për identifikimin e ndonjë nga autorët.

Gjithashtu, sipas informacioneve të siguruara numri serial i armëve ka qenë i fshirë, ndërkohë që për shkak të zjarrit ato janë shkrumbuar tërësisht duke ja bërë të vështirë punën hetuesve për të gjetur ndonjë gjurmë, edhe pse tashmë armët janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, ku po i bëhet edhe ekesperiza. Hetuesit vijojnë punën për të mbledhur fakte e prova të tjera për këtë ngjarje, ku përvec dhjetra kamerave të sigurisë në vend ngjarje, por edhe në vende të ndryshme nga ku u larguan autorët, shoqërimet e personave për tu marrë në pyetje nga hetuesit vijojnë.

Pas

“Që të mos jemi të parët në Europë për korrupsionin”, Basha këmbëngul: Ja përse na duhet Vettingu në politikë

Para

Skema e pastrimit të 18 milionë eurove, SPAK kërkon arrest me burg për 2 prej personave të përfshirë (EMRAT)

Para
Skema e pastrimit të 18 milionë eurove, SPAK kërkon arrest me burg për 2 prej personave të përfshirë (EMRAT)

Skema e pastrimit të 18 milionë eurove, SPAK kërkon arrest me burg për 2 prej personave të përfshirë (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.