Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Dy burra dhe një grua humbin jetën në mënyrë misterioze, autoritetet nuk e gjejnë si kanë vdekur

James Acton, 41, Zoe Hamilton, 28 dhe Andrew Smith, 39 vjeç janë gjendur të vdekur në një shtëpi dhe ekzaminimet nuk e kanë zbuluar ende se cili ka qenë shkaku. Kjo ngjarje e rëndë vazhdon të jetë një mister, ndërkohë hetimet po zhvillohen për të tre të cilët u gjenden të pavetëdijshëm në zonën Failsworth të Oldham në Angli.

Autoritetet kanë arritur në përfundim se asnjë shkak i vdekjes nuk mund të konstatohet në këtë moment aktual. Mostrat janë dorëzuar për vlerësimin e toksikologjisë, por mund të duhen gjashtë javë për të zbuluar rezultatet e tyre.

Detektivët aktualisht nuk pranojnë të japin informacione për këtë incident dhe po punojnë me agjencitë përkatëse lokale për të siguruar që nuk ka rrezik më të gjerë për publikun. Hetimi është duke u zhvilluar dhe asnjë arrestim nuk është bërë.

Kryeinspektori detektiv James Faulkner, i divizionit Oldham të GMP është shprehur: “Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e dy burrave dhe gruas që tragjikisht kanë humbur jetën, ne po i ofrojmë mbështetjen tonë në këtë kohë të tmerrshme.

Është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të përcaktojmë rrethanat e kësaj tragjedie dhe të marrim përgjigjet për të dashurit e tyre përmes një hetimi të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe për këtë arsye ne duhet të jemi të kufizuar në informacione derisa të kemi rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *