Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

3 muaj pas marrjes së detyrës dorëhiqen ministrat teknikë. Kompetencat iu kalojnë zv.ministrave

Ministrat teknikë të PD-së të vendosur nga pakti Rama-Basha kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.  Për te muaj me rradhë  u përfshinë si pjesë e marrëveshjes për të monitoruar nga afër sjelljen e administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.

Sipas “Top Channel” ministrat teknikë kanë përfunduar raportet e tyre dhe menjëherë pas tyre, ministrat kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet.

Për ta bërë këtë, ata nuk i ka penguar mungesa e kryeministrit për shkak të pushimeve, sepse as zëvendëskryeministrja dhe as ministrat teknikë nuk u takuan asnjëherë këto 3 muaj me kreun e qeverisë ku bënin pjesë.

“Top Channel” shton më tej se kallka lidhëse ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi,  nëpërmjet të cilit kalonin vendimet dhe kryhej komunikimi për funksionimin e tyre.

Përpara se të jepnin dorëheqjen, disa prej ministrave teknikë i kishin kaluar më parë kompetencat te zëvendësministrat përkatës, si: ministri i Brendshëm, i Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

Pritet që në shtator të zgjidhen ministrat e tij nga Partia Socialiste, si fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit. 

(J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.