Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

3 karakteristika që tregon ngrënia e thonjve; Për ju që keni këtë ves jo të mirë

Kafshimi i thonjve zakonisht fillon në fëmijëri. Shumë njerëz që e kishin këtë zakon si fëmijë e tejkalojnë atë kur rriten, por për disa, bëhet një zakon i përjetshëm që mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për të hequr dorë.

Jeni perfeksionist: Sipas një studimi, shumica e atyre që kanë këtë ves janë perfeksionist. Studiuesit anketuan një grup njerëzish, gjysma e të cilëve kishte zakon të kafshonte thonjtë dhe gjysma e tyre jo. Ata persona që kafshojnë thonjtë dolën se kishin personalitete të tipit A, të cilët tentojnë të punojnë shumë me veten e tyre, pra të jenë sa më perfeksionist

Jeni më të zgjuar se sa mendoni: Shumë njerëz kanë një tendencë të kafshojnë thonjtë e tyre gjatë momenteve të përqendrimit intensiv kur janë duke u përpjekur të zgjidhin një problem dhe sipas studiuesve kjo tregon se ju keni mendime të shumta gjatë gjithë ditës prandaj dhe keni shumë mundësi të jeni një gjeni!

Mund të jeni të pakënaqur me veten: Të kafshosh thonjtë mund të jetë një zakon nervoz që përkohësisht i bën njerëzit të ndihen më mirë. Shpesh njerëzit me këtë ves janë personat që kërkojnë shumë nga vetja dhe nuk janë kurrë të kënaqur!

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *