Arrestohet pas 15 muajsh 29-vjeçari nga Kruja, i cili ákuzohet se kishte kryer marrëdhënie homos*ksuale me një 54-vjeçar që është i sëmurë mendor. Policia bëri me dije së ka mundur të vërë në pranga shtetasin me iniciale I. K., 29 vjeç, me banim në Krujë, që ishte shpallur në kërkim që prej fundit të muajit korrik 2019.
Ai ishte në kërkim në lidhje me rastin e rëndë ndodhur në Krujë, ku dyshohet se ka kryer marrëdhënie homos*ksuale me një 54-vjeçar që është me probleme të shëndetit mendor. Mbi 29- vjeçarin rëndon vepra penale “Marrëdhënie s*ksuale dhe homos*ksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Ngjarjen e rëndë e ka kallëzuar në komisariat nëna e moshuar e 54- vjeçarit, shtetasja S. T., 82 vjeçe, më 31 korrik të vitit të shkuar. Sipas kallëzimit të saj, i riu kishte kryer marrëdhënie homos*ksuale me djalin e saj, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Policia e Krujës arrestoi shtetasin I. K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 31.07.2019 ka bërë kallëzim shtetasja S. T., 82 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie homos*ksuale me djalin e saj 54 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të njëjtat burime thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin korrik të vitit të shkuar dhe u denoncua nga nëna e 54-vjeçarit, e cila kishte zbuluar se 29-vjeçari kishte abuzuar me të birin që ishte i pazotë për t’u mbrojtur. Ndërkohë, 29- vjeçari është marrë në pyetje lidhur me këtë pretendim, shkruan panorama.
Ky i fundit mësohet se ka hedhur poshtë pretendimet e 82-vjeçares duke u justifikuar me faktin se u arratis pasi kishte frikë të përballej me Policinë, pasi sipas tij, mund të përfundonte pas hekurave edhe pse ishte i pafajshëm. Tashmë për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale dhe homos*ksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
DËSHMIA E 82-VJEÇARES
Në deklarimin e saj, 82-vjeçarja ka pohuar se ishte i biri ai që i kishte treguar gjithçka kishte ndodhur mes tij dhe 29-vjeçarit, banor i së njëjtës lagje. “Djali erdhi në shtëpi ndryshe nga herët e tjera. Kur e pyeta se përse ishte i mërzitur, më tregoi se çfarë i kishte ndodhur. Ai e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie. Djali është i pamundur për t’u mbrojtur pasi vuan nga probleme mendore dhe ai ka përfituar. Ka menduar se duke pasur probleme mendore, djali nuk do të tregonte. Ky është krim. Ndaj dua që këtë çështje ta zgjidhë policia”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 82-vjeçarja para oficerëve të Policisë në Komisariatin e Krujës, më datë 31 korrik 2019.