Një 29-vjeçar është vënë në prangat e Pòlicisë së Elbasanit për shkak se ka gòditur mjekun në urgjencën e spitalit.
K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, ka gòditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan. Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e konfliktit mes të riut dhe mjekut në detyrë.
Njoftimi i Pòlicisë:
Gòditi dhe kanosi mjekun në krye të detyrës, vihet në pranga nga Pòlicia 29-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Pòlicisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka gòditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale. (E.K/Faxweb.al)