Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

28-vjeçarja kafshohet rëndë nga krokodili, motra binjake e guximshme arrin ta shpëtojë

Një vajzë 28 vjeç që është sulmuar nga një krokodil ndërsa notonte në një lagunë meksikane, ka dalë nga koma, ka njoftuar binjakja e saj.

Melissa Laurie, përfundoi në koma nga plagët e marra gjatë sulmit ditën e diel pranë Puerto Escondido.

Mjekët e kishin vendosur atë në gjendje kome të shkaktuar nga mjekësia për ta ndihmuar në shërimin e saj. Krokodili e tërhoqi Melissën me nofullën e tij, por motra binjake Georgia luftoi në mënyrë heroike me zvarranikun derisa e la të lirë motrën e saj. Edhe ajo pësoi disa dëmtime nga sulmi, por doli nga spitali ditën e djeshme.

Pas sulmit familja krijoi një faqe për të mbledhur të ardhura që prindërit e binjakeve të shkonin në Meksikë për t’i takuar vajzat. Shuma që u mblodh ishte rreth 44,000 £ dhe më pas llogaria u mbyll.

Georgia dhe Melissa kishin udhëtuar nëpër botë së bashku që nga Marsi dhe ata do të mbërrinin në shtëpi në Nëntor.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.