Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

27 vite sëbashku, Michelle prek me dedikimin për Obamën

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle ditën e djeshme kanë festuar  27-vjetorin e martesës së tyre.

Gjatë këtyre 27 viteve ato kanë qenë pranë njëri-tjetrit në të mirë në të keq dhe kanë dhënë prova për një dashuri të vërtetë, e cila me vitet vjen duke u bërë akoma më e madhe.

Në një ditë të veçantë si përvjetori, Michelle ka vendosur ta urojë të shoqin publikisht dhe për këtë ka zgjedhur fjalët më të bukura që demostrojnë dashurinë mes tyre.

“27 vite më parë, ky djalë më premtoi një jetë plot me aventura. Do të thoja se ai ja ka arritur. Jemi gati për kapitullin tonë të ri për t’u bërë fole të zbrazëta dhe për të zbuluar ç’do të vijë tjetër, ndërkohë që e ndjejmë ende magjinë që na bashkoi shumë vite më parë. Gëzuar përvjetorin, Barack”,  ka shkruar ajo krahas një fotoje ku shfaqet së bashku me ish-presidentin, të dy më të lumtur se kurrë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *