Një 25 vjeçar në Greqi ka humbur jetën nga koronavirusi dhe historia e tij i ka hedhur poshtë të gjitha teoritë se Covidi prek më së shumti moshën e tretë apo personat që kanë sëmundje shoqëruese. I ndjeri është identifikuar si Thodoris Pavlidis nga Dimitra Serre, i cili humbi betejën me sëmundjen, ndonëse nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.
Fillimisht u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Serres, por më pas u transferua në Selanik, në spitalin Papanikolaou. Lajmi tragjik u njoftua në Facebook nga kryebashkiaku i Serres, Lefteris Avramakis.
“Për ju që nuk besoni, ju që mendoni se gjithçka është një gënjeshtër, për ju që mendoni se nuk ngjitet, për ju që mendoni se vaksina nuk do ketë asnjë efekt, për ju që nuk e llogaritni shëndetin tuaj, për ju që nuk e llogaritni shëndetin dhe thjesht ecni pa u shqetësuar pa maskë”, shkroi Avramakis duke i treguar edhe njëherë grekëve se koronavirusi është vërtetë një shqetësim i madh dhe të gjithë duhet të ruajnë veten. (A.M/Faxweb.al)