Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ditën e sotme se numëruesit e fletëve të votimit do të jenë 4 dhe nuk ka vend për PDIU-në e Shpëtim Idrizit.
Në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi që 4 numëruesit ndahen si në vazhdim: Dy nga PS, një nga PD dhe një nga LSI, ndërsa PDIU nuk do të ketë numërues për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas pak pritet që të merret vendimi për formatin e fletës së votimit të 25 prillit nëse do të jetë me numra sikur e kërkon PS-së apo me emra sikur e pretendon PD-ja.
(E.H/Faxweb.al)