AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

25 milionë paund për të duhurën/ Multimiliarderi ‘hap thesin’, kushtet që duhet të plotësojë gruaja e ardhshme (E presin pushime anembanë botës)

Një multi-milioner duket se është ndjerë shumë i vetmuar këtë Shën Valentin, aq sa ka ofruar një shumë të konsiderueshme për atë që do t’i gjente një kandidate të përshtatshme me të cilën ai të kalojë jetën.

Personi në fjalë është Andy Scott, 41-vjeç, nga Portsmouth, Angli, i cili ka një pasuri prej 25 milion paund, do të japë një shumë të majme, për atë që do t’i gjejë “një person të veçantë” që do ta shoqërojë atë duke lundruar në Mesdhe apo duke bërë ski në Alpe.

Biznesmenit duket se nuk i kanë ecur mirë gjërat në jetën private, pasi, siç shkruan “Daily Mail”, ka qenë i “martuar me suksesin”, po tani dëshiron dikë me të cilën të kalojë jetën.

Kandidatja e duhur për të do të ishte një grua e suksesshme dhe e pasur, pasi për të ka shumë rëndësi një marrëdhënie e barabartë.

“Të jesh një sipërmarrës është një eksperiencë shumë e vetmuar. Në fund të fundit, në se nuk ke dikë me të cilën të ndash uljet dhe ngritjet e tua, fillon dhe vë në dyshim se për çfarë po përpiqesh kaq”, tha ai.

Scott tregon se kandidatja duhet të jetë e gatshme që të kalojë gjithë natën nëpër festa, e njëherësh të përvesh mëngët, kur është fjala për tu marrë me punët e shtëpisë së bashku me të.

Po ashru multimilioneri shprehet se gruaja e tij e ardhshme duhet të jetë e gatshme që të rrijë për ditë të tëra pa make-up, dhe njëherësh mos të ketë marrëdhënie varësie me telefonin dhe me rrjetet celulare.

Nga mosha 30 vjeçare deri tani Scott është kujdesur që të rikuperojë krizën financiare në kompanitë e tij, dhe nuk ka pasur shumë kohë për dashurinë.

Burimi: Daily Mail

 

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *