Një 21-vjecare nga Podujeva e Kosovës ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj. E reja e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P ka mësohet se kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë.
Infektologu Valbon Krasniqi ka deklaruar se vajza e vdèkur ishte e prekur nga koronavirusi.
Ai u shpreh: Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive m’u konfirmua se ka ndërruar jetë pacientja nga komuna e Podujevës, e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për t’u kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensiv nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19.
Ky është rasti i dytë në Kosovë ku gratë shtatzëna nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.