Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , Ardi Veliu, i emëruar në fillim të muajit shkurt në krye të Policisë Shtetit, ka një pasuri prej 2.959.445 lekë.
Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, të siguruara nga CNA .al, specifikisht nga paga e tij në 2016-ën, Veliu ka deklaruar të ardhura në vlerën 1. 057 081 lekë, ndërsa në gjendjen e depozitës bankare, ka deklaruar 730. 608 lekë.
Në deklarimin e pasurisë, Veliu ka përfshirë vetëm bashkëshorten, Matildën.
E shoqja në nivel akademik në fakultetin ekonomik të Universitetit Ismail Qemali merr një pagë prej 1.171.756 lekë.
Ardi Veliu erdhi në krye të Policisë së Shtetit, pas largimit të Haki Çakos. Veliu mori gradën “Drejtues i Parë” në konkursin që u zhvillua më 24 janar.
Para emërimit si Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu mbante postin e Drejtorit të Policisë Tiranës që prej prillit të 2017.
Ai ka kryer studimet në Akademinë ushtarake “Skënderbej” nga vitet 1991-1993. Veliu ka kryer dhe studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë por dhe 4 vite akademi policie në Turqi.
Karrierën e ka nisur si komandat i Postës së Policisë në Memaliaj. Ai gjithashtu ka punuar në Vlorë, Durrës, në policinë rrugore dhe në Akademinë e Policisë./Cna