Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Përgjigjet për testimet/ Fëmija 2-vjeçar dhe dy punonjës shëndetësor janë prekur nga Covid-19

Një fëmijë 2-vjeçar dhe dy punonjës shëndetësorë janë në mesin e nëntë të konfirmuarve me COVID-19 në Vushtrri, ndërkohë që të mërkuren do të testohen 39 kontakte të të infèktuarve. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka thënë se gjendja për momentin është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

“Pas përmbylljes së fazës së parë, nëse mund ta quajmë, të infèksioneve në qytetin tonë ku kishim 24 të infèktuar, 23 prej tyre u shëruan. Ditëve të fundit kemi rishfaqjen e virusit sërish në fshatin Studime dhe nga aty pastaj tek tre persona të tjerë jashtë fshatit Studime, të cilët kanë pasur kontakt me pacíentin i cili ka qenë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

á, è, ò, í, ù

Gjendja e të gjithë pacièntëve është e mirë, të gjithë kanë trajtim në shtëpi, ndërkohë që dje janë bërë 40 teste prej të cilave tre kanë rezultuar pozitiv dhe për fat të kèq nga këta tre dy janë punëtorë shëndetësorë, njëri është punëtor shëndetësor i shëndetit primar. Pra i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe tjetri është punëtorë shëndetësor i spitalit ‘Sheikh Zayed’”, ka thënë Tahiri për ksp.

Në mesin e të infèktuarve me COVID-19 është edhe një fëmijë 2 vjeçar, por që sipas Tahirit gjendja shëndetësore e fëmijës është e stabilizuar. Ai deklaroi se sot do të bëhet testimi i 39 personave që kanë pasur kontakt me personat e konfirmuar pozitiv me korònavirus.

“Në mesin e të infèktuarve kemi edhe një fëmijë 2 vjeçar, natyrisht kjo është pjesa e dhímbshme e krejt përballjes me virùsin, por gjendja e të gjithë pacientëve paraqitet e mirë dhe lutemi dhe shpresojmë që të shërohen sa më shpejt dhe të mos kenë komplikime të tjera…Sot do t’i kemi 39 teste të reja të kontakteve të këtyre personave për t’u gjurmuar sa më lehtë dhe sa më shpejt përhapjen e virùsit dhe për të parandaluar përhapjen e virùsit.

Shtabi Emèrgjent komunal, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, bashkë me IKSHPK, që nga momenti i parë janë vu në lëvizje të plotë për të gjurmuar kontaktet e këtyre pacientëve në mënyrë që pastaj të parandalohet përhapja e tyre. Janë gjurmuar të gjitha kontaktet e tyre, po bëhet testi dhe ne presim që edhe kjo situatë të kalojë ashtu siç kemi kaluar fazën e parë me një bashkëpunim të shkëlqyer të të gjithë akterëve lokal, por edhe me një bashkëpunim tepër të mirë të qytetarëve dhe të bizneset”, ka thënë ai.

Duke qenë se rasti i parë me COVID-19 është nga fshati Studime e Epërme dhe janë gjurmuar të gjitha kontaktet, Tahiri tha se nuk shohin arsye që ky fshat të futet në karantinë. Megjithatë, ai tha se po zbatojnë me përpikëri të gjitha masat që janë në fuqi.

Kryetari Tahiri deklaroi se do të ketë dènime për të gjithë ata që nuk respektojnë këto masa. “Neve vetëm po zbatojmë masat rigoroze që janë, natyrisht që do të ketë shtrëngim të masave edhe zbatueshmëri më të madhe dhe do të ketë edhe dènime për ata që nuk respektojnë masat qofshin biznese, qofshin qytetarë.

Nuk do të kemi asnjë tolerim për askënd që nuk i zbaton masat mbrojtëse dhe presim që në fakt të vazhdojmë me një bashkëpunim tepër të mirë që e kemi pasur me qytetarët dhe me bizneset në mënyrë që t’ia dalim faqebardhë edhe kësaj radhe. Unë nuk kam asnjë dyshim se ne si qytet do t’ia dalim edhe kësaj radhe, ashtu siç ia dolëm herën e parë, tani e kemi përvojën dhe besoj që do t’ia dalim me shumë sukses edhe me këtë valè të infèksionit”, ka thënë ai.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *