Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Prej një jave e zhdukur/ Thirrja e dëshpëruar e nënës për 19-vjeçaren shqiptare: “Të gjithë rrimë me sytë nga dera e hapur, presim që të hyjë Artemisi”

“Të gjithë e duam dhe rrimë me sytë nga dera e hapur duke pritur Artemisin të hyjë. Dera është e hapur pasi po pret vajzën”, thotë e dëshpëruar nëna e 19-vjeçares shqiptare, gjurmët e së cilës janë zhdukur prej një jave.

Kërkimet Artemis Vasilin vijojnë pa u ndalur ndërsa familjarët kanë bërë shpesh thirrje që çdo person që ka informacion të njoftojë menjëherë autoritetet. Ditën e djeshme, babai i saj tha se janë përpjekur të kontaktojnë me 24-vjeçarin me të cilin pati një romancë, por nuk morën asnjë përgjigje.

Hera e fundit që u pa Artemis ishte e premtja kur së bashku me një mikeshë po shkonte drejt stacionit të autobusit për të dhënë një intervistë pune. I fundit që u takua me të ishte burri i motrës dhe më pas askush nuk mësoi diçka për Artemis.

Edhe pse u përpoqën ta telefononin, celulari i saj del i fikur. Disa dëshmitarë kanë treguar se hera e fundit që e kanë parë në rrugë ka qenë dita e hënë kur Artemis ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike.(Lexo këtu) Ndërkohë grupi hetimor ka përqendruar hetimet tek shoqëria e vajzës.

Mediat greke thonë janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të hapur llogaritë e 19-vjeçares dhe për të zbuluar me kë kishte folur dhe me kë kontaktoi herën e fundit para zhdukjes së saj, por ende nuk ka detaje rreth kësaj çështje.

Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë për të shkuar në intervistën e punës por eci rreth një kilometër, por mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *