14:52 | 31/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

152 aksidente rrugore vetëm në gusht, Balluku dhe Veliu thirrje: Të ndërgjegjësohen drejtuesit e mjeteve

10:25 | 17/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
152 aksidente rrugore vetëm në gusht, Balluku dhe Veliu thirrje: Të ndërgjegjësohen drejtuesit e mjeteve

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ju kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve, por edhe këmbësorëve që të ndërgjegjësohen për sigurinë rrugore.

Gjatë një analize për sigurinë rrugore, Balluku deklaroi se infrastruktura rrugore po përmirësohet dhe se do të zhduken pikat e zeza.

“E rëndësishme që ndodhemi në këtë tryeze për sigurinë rrugore. Kemi ndërhyrë në të gjitha akset rrugore, kemi patur mbështetje të BB që prej kohësh aplikohet por gjatë 2019 i kemi dhënë fokus të madh mirëmbajtjes. Gjithcka, cdo ndërhyrje ne e masim me rezultate.

Shifrat kanë ndryshuar, janë më pak, por kërkohet edhe ndërgjegjësim nga drejtuesit. Kemi nisur evente sensibilizuese sa i përket rregullave, kemi investuar te fëmijët, vendosja e rripit, celulari nuk përdoret në makinë, ndalojmë në semafor, edhe këmbësorët kanë të njëjtën përgjegjësi.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjetikës dhe Ministria e Brendshme bashkëpunim të ngushtë për të identifikuar dhe zgjidhur problematikat rrugore. ARRSH po punon për eleminimin e pikave të zeza. Cilësia e rrugëve tona vjen duke u përmirësuar.

Kemi ndërhyrë në të gjitha akset rrugore, kemi shtuar sinjalistikën  rrugore. Kërkojmë ndërgjegjësim nga ana e drejtuesve të automjeteve. Viti 2020 është cilësuar nga MIE si viti i sigurisë rrugore”, tha Belinda Balluku.

Ndërsa Ardi Veliu bëri me dije se vetëm në muajin gusht janë shënuar 152 aksidente rrugore. “Kontributi i gjithsecilit është i rëndësishëm për të ulur numrin e aksidenteve rrugore.

Numrin më të larte të aksidenteve me viktima e zënë Tirana dhe Durrësi. Vetëm në muajin gusht janë shënuar 152 aksidente rrugore”, deklaroi Ardi Veliu. Gjatë kësaj tryeze pritet që të bëhen edhe disa ndryshime në Kodin Penal për të rritur sigurinë rrugore.

Etiketa: aksidenteArdi Veliubelinda ballukusiguria rrugore
Pas

Nuk justifikonte duplexin dhe motorin e bashkëshortit, shkarkohet gjyqtarja e Posaçme, ishte pezulluar dhe në 2009-tën nga KLD

Para

“Kush e ka radhën?” Publikohet harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale, PD: Rama të japë llogari

Para
“Kush e ka radhën?” Publikohet harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale, PD: Rama të japë llogari

“Kush e ka radhën?” Publikohet harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale, PD: Rama të japë llogari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Hetimi për McGonigal, Cakrani: Nuk i takonte Bardhit por vetë SPAK-ut, të pyeten Rama, Balla dhe …

Dorëzohet Luiz Ejlli: Dua të dal nga Big Brother, nuk mund të luftoj kaq gjatë

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, AMP: Në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale

Kryeministri kroat kritikon ashpër presidentin Plenkoviç: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

I kërkuar në Gjermani, Arrestohet në Pikën Kufitare Morinë 45 vjeçari nga Gjakova

200 fëmijë të zhdukur në Britaninë e Madhe, Vani: Janë shumë të rrezikuar, mund të bien pre e trafikimit dhe prostitucionit

Transparency International: Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

Olta Gixhari ‘kërcënon’ Kiarën dhe Efin: Tirana është shumë e vogël, do t’i them të gjitha

Protesta në Francë, kundër rritjes së moshës së pensionit

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.