AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

15-vjetori i krijimit të LSI-së, thirrja e Kryemadhit: Bojkotoni produktet e oligarkëve, bleni në dyqanet e lagjeve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Krymadhi gjatë një fjalimi të organizuar me rastin e 15-vjetorit të krijimit të kësaj partie, foli qartë mbi krizën e thellë poltike dhe ekonomike që ka përfshirë vendin duke akuzuar kryeministrin Rama për këtë shkak.

Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve dhe anëtarëve të LSI-së të mos blejnë tek dyqanet e oligarkëve, por tek dyqanet e vogla. Më tej Kryemadhi deklaroi se e majta shqiptare është shkatërruar nga e Rilindja, pasi ka shkelur të gjitha parimet e së majtës.

“Do të punojmë të gjithë së bashku për të ndaluar numrin e madh të të rinjëve që po ikin në mënyrë të vrullshme. Arsimi i të rinjëve në kushte sa më optimale është baza për një shoqëri të shëndetshme. Si një opozitë e bashkuar kemi kundërshtuar çdo koncesion.

Sot nuk jemi në parlament. Sistemi oligarkik i Edi Ramës nuk mundëson një debat demokratik. Ne kemi protestuar fuqishëm. Jemi përpjekur që të bindim shqiptarët. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që ushqimet mos ti blejnë në qendrat e mëdha të tregtarev të oligarkëve, por në dyqanet e vogla. Veshjet mos ti blejnë në qendra tregtare, por në dyqanet e shqiptarëve që me taksa po i mbyllin bizneset. Vëtëm kështu ne mund të fillojmë një lloj revolucioni shpirëtër për të ndihmuar ekonominë. Situata është e paprecedentë dhe vendi është në një krizë të madhe politike.

Makineria e propagandës ka filluar që të pëlcasë. Shqiptarët po shohin sesi Rilindja nuk ka asnjë lidhje me të majtën shqiptare. Do të mbahet mend si tradhëtarja më e madhe e të majtës shqiptare. Ajo ka shkelur shtetin social dhe mundësitë e barbarta. Qyetari i thjeshtë është i papërfqësuar. Sot vendi është në një sistem oligarkik. Raporti tregoj qartë se shteti ka rënë totalisht.

Rama është shkaktari kryesor i kësaj katastrofe. Ndaj ne do të rikthejmë shpresën dhe besimin tek e majta dhe të nxjerrim vendin nga bakatu ku e ka futur Edi Rama vendin. Duhet të bëhet vetting për poltikanët, të përfundoje Reforma në Drejtësi.”– u shpreh Kryemadhi.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *