Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën ndaj Kastriot Ismailajt, ish-drejtuesit të kompanisë DIA.
Kujtojmë se Ismailaj akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Prokuroria ka kërkuar 15 vjet burg për Ismailaj. Pala mbrojtëse pritet të dalë përpara gjykatës më 2 tetor.
Ismailaj akuzohet nga organi i akuzës se përmes mashtrimit ka përfituar rreth 650 milionë lekë të reja si administrator i kompanisë DIA.
Ai akuzohet nga prokuroria se ka krijuar nëpërmjet mashtrimit financiar shoqëri fiktive dhe off-shore në Shqipëri dhe në vende me parajsa fiskale. Një ndër to edhe DIA, kompania e cila u krijua në vitin 2010 për të mbledhur borxhet e CEZ.
DETAJET E PROKURORISË
Kjo eshte kerkesa e Prokurorise se Tiranes, ne perfundim te gjykimit, ne ngarkim te te pandehurit Kastriot Ismailaj:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga nenei 143/3 të Kodit penal ( të ndryshuar me ligjin nr.36 të vitit 2017) dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim;
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj per veprën penale të “ pastrimti të produktreve të veprës penale të parashikuar nga neni 28/2 të Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 vjet burgim;
- Nё bashkim tё dёnimeve i pandehuri Kastriot ismailaj tё dёnohet me 15 vite burgim;
- Shuma 3,215,176 $ dhe 451.132 Euro te sekuestruara prane bankes Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lek, prane Bankes Venetto, nё llogaritё e shoqёrisё “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B tё konfiskohen dhe tё kalojnё nё favor tё shtetit. (D.D/Shuplaka)