FlashTe FunditTe Gjitha

15-vjeçarja nga Vlora: Tre djem më futën në makinë e deshën të më përdhunojnë

Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi më 4 janar, automjeti i tij, tip “Benz” është gjetur i braktisur në breg të detit në rrugën e Plazhit të vjetër. Shkak për këtë është bërë denoncimi i një vajze 15 vjeçe ditën e djeshme, ku sipas saj tre djem kanë tentuar ta marrin me forcë në më 4 janar në lagjen “24 maji” dhe kanë tentuar të abuzojnë seksualisht.

Denoncimi është bërë ditën e djeshme në Policinë e Vlorës ku vajza me iniciale F.A.,  banuese në Vlorë ka kallëzuar tre djemtë që e kanë marrë me forcë në një automjet tip “Benz” dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë. Sipas dëshmisë së saj dhënë në polici në prezencën e familjarëve të saj, vajza është shprehur se ka arritur t’iu largohet me vrap. 

Policia e Vlorës është vënë në lëvizje pas kallëzimit të 15-vjeçares dhe sipas kallëzimit të saj, rezulton se automjeti tip “Benz” me targa  KO 6890 B, i përket shtetasit me iniciale H.K., banues në Vlorë.

Shtetasi me inciale H.K., është shpallur në kërkim, pasi rezulton pronar i automjetit por mbetet hetimeve të konfirmojnë rastin e denoncuar nga vajza.

Sipas grupit hetimor po hetohet pse vajza ka bërë kallëzimin pas tetë ditësh dhe nëse rasti në fjalë është i vërtetë apo diçka e ka shtyrë 15-vjeçaren për këtë kallëzim. (A.R/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *