15 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave kanë përkujtuar jetët e humbura të të afërmëve të tyre. Përkujtimi po bëhet te Memoriali në fshatin Gërdec.
“Pse s’jeton djali im. Pse ishte fati i djalit tim O shpirti i mamit”- u shpreh Zamira Durda, që humbi djalin e saj në shpërthimin e vitit 2008.
Rikujtojmë se në tragjedinë e Gërdecit humbën jetën 28 persona ndërsa familjarët e viktimave vijojnë të kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre.