Presidenti Meta ka ftuar të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar prej tyre gjatë fushatës si dhe ditës së votimit ku ka bërë të ditura dhe 15 shkeljet që cenojnë drejtpërsëdrejti votën e lirë e cila është themeli i Republikës.
Nisma “Denonco krimin zgjedhor” është e arritshme në faqen president.al, ndërsa Presidenti është shprehur se kjo mundësi e ofruar prej tij nuk është zevendësim i institucioneve, por një armë më shumë në duart e qytetarit për të mbrojtur votën e tij
“I ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen nismës ‘denonco krimin e zgjedhor’, ku çdo qytetar mund dhe duhet të demaskojë çdo veprim që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës. Krimi zgjedhor godet dhe dhunon vullnetin e zgjedhësit, përdhos Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të drejtat, liritë dhe vlerat universale që mbrohen prej saj ku çdo e drejtë buron pikërisht nga vota e lirë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Rreziku i intimidimit të votuesit, shitblerjes së votës është prezent. Duhet të bëhemi barrikadë për këto veprime të papranueshme në një vend demokratik.
Ndaj i kam hapur rrugë kësaj nisme për të realizuar një proces transparent dhe sipas standardeve europiane.
Prej dy ditësh kemi vendosur në dispozicion të të gjithë qytetarëve një dritare për të denoncuar. Kjo dritare shfaqet në faqen e Presidentit të Republikës. I ftoj qytetarët të mos hezitojnë, të mos tremben, por të denoncojnë me kurajë çdo veprim të kundraligjshëm”, tha Meta nga Durrësi.
Meta e quajti “klimë skizofrenike politike që është e qëllimshme dhe prej vitesh” dhe kërkoi të merret seriozisht nga institucionet nisma e tij.
“E besoj kur them ne, jemi popull shqiponjash jo sorrash. Meta e ngre zërin sepse paralajmëroj se këtu po luhen fatet e Shqipërisë dhe të ardhmes europiane
Ajo që këron Ilir Meta dhe do e realizojë ëstë pluralizmi politik dhe vota e lirë dhe e barabartë . për këtë ka dhënë jetën Havzi Nela, heronjtë e Shkodrës së 2 Prillit, ka sakrifikuar Pjetër Arbnori
Kjo iniciativë nuk synon të zëvendësojë institucionet që kanë detyrë për të mbrojtur zgjedhjet sipas ligjit, por ngaqë kjo punë nuk është bërë në të kaluarën dhe ka shumë mundësi të përsëriten prandaj nisma e presidentit u bën mirë të gjithëve ta marrin seriozisht”