Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

1300 steka cigaresh kontrabandë, arrestohet biznesmeni, i sekuestrohen 27 mijë euro

Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë  një ish-i dënuar pasi bënte  kontrabandë me cigare. U arrestua Dashamir Ymeri, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë veprën penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë.

Nga policia janë sekuestruar  1300 steka cigaresh, si dhe 27 mijë euro e një automjet.

DETAJE:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Smoking Kills”.  

Arrestohet një shtetas për kontrabandë cigaresh dhe procedohet penalisht një tjetër. Sekuestrohen 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme, 27 225  Euro, 55 dollarë dhe një automjet.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 29.09.2017, arrestuan shtetasin : 

– Dashamir Ymeri, 45 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë veprën penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Kujtim Laro”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale :  

– 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme pa pullë fiskale.

– 27 225 euro

– 55 dollarë

– mjeti tip “Toyota”

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi :

– Rr. Sh., 65 vjeç, banues në Tiranë (shitës ambulant).  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. Y., për veprat penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”,  “Fshehje të ardhurave”, “Shkelje pronësisë industriale”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/ a të Kodit Penal,  ndërsa për shtetasin Rr. Sh., për veprën penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *