Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“13 mijë persona ne i taksojmë në mënyrë të tmerrshme”, Kryemadhi: Dhimbja më e madhe e qytetarëve është se si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, gjatë një takimi të mbajtur me banorë të njësisë Nr.10 në kryeqytet u shpreh se problematikat kryesore të vendit në këto momente janë varfëria dhe papërgjegjshmëria e shtetit për t’iu gjetur pranë qytetarëve në këtë periudhë të vështirë të pandemisë Covid-19.

“Ajo që unë mendoj se është me rëndësishme është pikërisht takimi i përditshëm me njerëzit dhe një nga gjërat kryesore që kemi parë është që takimet janë masive në kontakte dhe një nga problemet kryesore është situata e vështirë ekonomike, varfëria, taksat e larta, mungesa e mundësisë për t’iu gjendur njerëzve pranë, por edhe papërgjegjshmëria e shtetit.

Dhe tjetra ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim që kemi është që, njerëzit përveçse kanë shpresë se do ta ndryshojnë këtë më 25 prill, dhimbja më e madhe që kanë është se si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. Dakord që mund të jetë armiqësor me ju politikanët, me ty që je në opozitë më thotë mua, por përse duhet të jetë armiqësor me mua thonë si qytetar, që paguaj taksa, unë e kam votuar, i kam shërbyer këtij njeriu dhe përse ky njeri duhet të jetë armiqësor me mua, përse duhet të më dhunojë, të më gjobisë”, tha Kryemadhi.

Në vijim të fjalës së saj Kryemadhi e quant ë tmnerrshëm taksimin prej 23% të profesioneve të lira me paga të larta në vend.

“13 mijë veta janë në gjithë Shqipërinë, të cilët ne i taksojmë në mënyrën më të tmerrshme. Pra, me taksën e tmerrshme 23 për qind. Këto janë njerëz që nuk janë as biznese shumë të mëdha apo oligarkët dhe të taksosh njerëz të cilët me dijet e tyre, me shkollat e tyre, të taksosh më shumë ata se këdo tjetër, kjo është më të vërtetë e rëndë”, shtoi Kryemadhi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *