Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm e që kanë marrë poste në Qeverine e Albin Kurtit.
Këtë të hënë, kuvendi i Kosovës miratoi me 67 vota pro qeverinë e re të Albin Kurtit. Sipas Express, lajmin e 13 emrave të rinj e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Këta janë deputetët e rinj që do të zëvendësojnë ministrat në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, përveç Shemsedin Dreshajt të AAK-së, të cilit ia la karrigen e deputetit Daut Haradinaj.
Lista e plotë:
AAK: Daut Haradinaj – Shemsedin Dreshaj.
LVV: Donika Gërvalla Schëarz – Shqipe Isufi.
Arben Vitija – Enver Haliti
Hekuran Murati – Mirsad Shkreta
Faton Peci – Gramos Agusholli
Liburn Aliu – Alban Bajrami
Arbërije Nagavci – Yllza Hoti
Hajrullah Çeko – Jahja Kokaj
Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi
Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi
KDTP: Fikrim Damka – Enis Kervan
IRDK: Elbert Krasniqi – Fridon Lala
NDS: Emilija Redžepi – Samra Ilijaz
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës do të thirret pas zëvendësimit të të gjithë deputetëve. Duke folur para mediave, Kurti, është shprehur i bindur se do t’i kenë votat e mjaftueshme në Kuvend për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në pozitën e presidentes.
(E.H/Faxweb.al)