AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

120 mijë skllave seksi në duart e mafias shqiptare, gazeta italiane zbardh skemën e funksionimit

Mafia shqiptare kontrollon edhe trafikun e prostitucionit në Itali. Gazetarët e “La Stampa” në një artikull investigativ shkruajnë se “në duart e mafias shqiptare në rrugë janë 120 mijë skllave seksi”.

La Stampa shkruan se klanet mafioze shqiptare kontrollojnë viktimat e prostitucionit kryesisht nga vendet e Evropës Lindore si Bullgaria, Shqipëria, Ukraina etj.

Prostitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune. Por në kurthin e “lover boys” bien dhe vajza italiane.

60 % e prostitutave ne Itali janë të huaja, 37% e prostitutave janë minorene. 60 % shfrytëzohen në rrugë, 40 % online ose në qendra estetike, në apartamente e lokale të natës.

Çmimi i një prostitute në Itali shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze në 30 euro për ato në rrugë.

Në çdo 10 prostituta, 9 prej tyre janë viktima të mafies së prostitucionit.

Biznesi i përfitimit nga shfrytëzimi i prostitucionit në Itali ka kapur vlerën e 4 miliardë euro në vit, me një rritje prej 28% gjatë 10 vjeçarit të fundit.

Në rrugët italiane përllogariten të jenë rreth 120 mijë vajza e gra, të huaja e italiane që shfrytëzohen nga padronët e tyre duke punuar si prostituta, e ofruar shërbim seksi rreth 3.5 milionë klientëve, frekuentues të përhershëm e të rastësishëm të tyre.

“La Stampa” zbardh mekanizmin e rekrutimin të vajzave që shfrytëzohen për të punuar si prostituta nga grupe kriminale gjithmonë e më të dhunshme në territorin italian siç janë mafia shqiptare e ajo nigeriane.

“Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i tyre sa vjen e bëhet më i fortë.

Është një organizim kriminal çdo vit e më i pashpirtë e efikas”, shkruan La Stampa.

Padronët e seksit, quhen “lover boy”, të cilët shtiren të dashuruar.

Emigrantë në Itali, që fejohen në vendin e tyre të origjinës me vajzën e radhës. Pas mbërritjes në Itali e hedhin të dashurin e tij në rrugë e bëhen padronë, duke e shfrytëzuar si skllave seksi.

Fillimisht këto grupe kriminale mjaftoheshin me një, dy ose tre vajza, ndërsa tani janë specializuar me teknikat e manipulimet duke administruar dhjetëra vajza njëherësh që i garantuan një fitim gjithnjë e më rritje.

Statistikat e skllaveve të seksit në Itali janë preokupuese, por janë vetëm veç shifra për autoritetet, shkruan La Stampa.

Kush i shfrytëzon rrezikon një dënim deri në 2 vite burg por që në gjykim të shkurtuar shkon në 16 muaj.

“Të burgosurat e “djemve te dashuruar” janë në sytë e kujtdo që ecën në rrugët ku praktikohet prostitucioni. E megjithatë janë të padukshme. ”

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *