Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për zonën e Lezhës, Iliaz Shehu ka folur jashtë komisariatit të Policisë së Lezhës, ku sipas atij po mbahen 19 aktivistë të LVV-së pas protestës së sotme.
Iliaz Shehu tha për Fax News se për protestën e sotme kishin marrë leje dhe se kishin qëndruar vetëm 5 minuta të ulur në rrugën e Kombit.
Protesta ka qenë tërësisht paqësore thotë Shehu. Ndërkohë, ndër të shopqeruarit është dhe gazetari i Fax Neës në Lezhë, Preng Gjikola, që sipas burimeve nga policia, mund të jetë ngatërruar për protestues.
“Ne kemi qenë duke protestuar paqësisht, në mbështetje të banorëve atje për ndërtimin e një hidrocentrali që ia pamundëson jetesën banorëve, sepse ai ujë përdoret për bujqësi. Prandaj ne i dhamë mbështetje, së bashku me disa organizata. Bashkarisht ne demonstruam duke bllokuar rrugën e Kombit për vetëm 5 minuta, por ne ia kishim komunikuar policisë. Gjithçka ka qenë paqësore, sepse ne kemi qenë të ulur. Ata kanë ndaluar dhe shoqeruar shumë prej aktivistëve. Janë 19 aktivistë, ka dhe banorë të shoqeruar. Ne jëmi në pritje të përfaqësimit ligjor që po vjen nga Tirana,” tha ai.
(E.H/Faxweb.al)