AktualitetFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

111 vjetori i Alfabetit/ Shqipëria në përgjumje, surprizojnë krerët e Maqedonisë së Veriut

Sot është 111 vjetori i Ditës së Alfabetit Shqip ndërkohë që në vendin tonë kanë munguar mesazhet uruese nga krerët e shtetit, përfaqësuesit politik e më gjerë si dha kanë munguar veprimtaritë në kuadër të kësaj ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar.

Por këtë nuk e kanë bërë krerët e shtetit maqedonas ku përveçse kanë zyrtarizuar përdorimin e Gjuhës Shqipe në shtetin e tyre, nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe këtë përvjetor pasi kanë dhënë mesazhe mjaft surprizuese dhe frymëzuese njëkohësisht për Gjuhën dhe vlerat që ajo mbart.

Presidenti Stevo Pendarovski në mesazhin e urimit thekson se 22 Nëntori është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë shtetin duke e cilësuar si një tipar përbashkues mes kombeve dhe etnive.

“Duke e kremtuar këtë festë, ne si shoqëri bashkëkohore, multietnike dhe multikulturore i dëshmojmë angazhimet tona për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, ashtu si edhe një të ardhme më të mirë e më të ndritshme për çdo qytetar tonin. Respektimi dhe vlerësimi i dallimeve ndërmjet vete janë ato që na afrojnë, bashkojnë dhe na bëjnë unikë në menaxhimin e sfidave” –  tha Presidenti Stevo Pendarovski.

Kryetari  i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në emrin e tij dhe në emër të deputetëve uroi që kjo festë të kalohet në atmosferë të bukur dhe solemne, ashtu siç i ngjan një feste e cila e kremton alfabetin, gjuhën dhe shkrim-leximin.

“Gjuha, bashkon njerëz, bashkon ide dhe mundëson bashkëpunim dhe kuptohet përparim dhe zhvillim të çdo individi veçmas dhe për shoqërinë dhe njerëzimin në tërësi. Le të jetë fjala e bukur udhërrëfyesi në jetët tona”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Kryeministri Zoran Zaev uroi festën nëpërmjet një video-materiali në rrjetet sociale ku nuk ka munguar as përdorimi i fjalëve shqipe teksa ka dhënë një mesazh tepër emocionues për shqiptarët.

Duke treguar rëndësinë e harmonisë dhe bashkëjetesës ndëretnike, Zaev shprehet se Gjuha Shqipe ka kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndër-njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme .

“Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqip!”, shkruan Zaev.

Për mirënjohje ndaj njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndër-njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme, Këshilli për ndarjen e çmimeve shtetërore “22 Nëntori” shpërblyen studiuesin, historianin dhe humanistin, David Hosaflok dhe veteranët e arsimit Kimete dhe Adnan Agai. Hosaflok, i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka studiuar veprimtarinë e intelektualëve shqiptarë që mundësuan realizimin e Kongresit të Manastirit dhe himnin e alfabetit dhe është bashkëthemelues i Institutit për studime shqiptare dhe protestante, përcjell Alsat. Ai e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Kimete dhe Adnan Agai kanë punuar si mësues dhe arsimtarë në Gostivar dhe Shkup dhe më vonë si profesorë. Gjatë viteve të regjimit komunist janë përndjekur për arsye të angazhimit të tyre për hapjen e shkollave shqipe. Për këtë arsye Adnan Agai ka vuajtur edhe burg kurse më vonë çifti edhe është suspenduar nga puna.

Në ndarjen e çmimit në Kuvend nuk morën pjesë deputetë dhe as ministra nga partitë maqedonase. Akademia solemne do të mbahet në Muzeun popullor në Shkup, me fillim në ora 19:30.

Më 22 Nëntor të vitin 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip.

Por çfarë ndodh nga ana tjetër, nga ajo anë që në fakt duhet ta vlerësonte më tepër se askush këtë ditë të rëndësishme e cila shënon një nga ngjarjet më me ndikim dhe vendimtare për vijimësinë e ekzistencës dhëe zhvillimit të kombit shqiptar? Dalëngadalë po zhduket kujtesa e një kombi të tërë, ndërsa institucionet po u hedhin pluhurin e harresës datave historike me të cilat, të paktën krenoheshim dikur.

Të ngrejë dorën kush sot ka lexuar diku, diçka mbi 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit tonë, përjetësuar në Kongresin e Manastirit ku 50 burra, ndër ta Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Mithat Frashëri, etj i hapën ‘udhë’ Gjuhës së Sotme Shqipe.

E nëse do të kërkonim fajtorin e parë, padyshim që sytë do të shkonin nga Ministria e Arsimit, që ditën e sotme në vend që të kishte ndonjë përkujtim për Alfabetin ka vendosur që të shpallë një aksion për pastrimin vullnetar nga ana e nxënësve.

Mesa duket drejtori për Arsimin Paraunivestitar Selman Hodaj nuk është në dijeni se 22 Nëntori më shumë sesa aksion pastrimi shënon një ngjarje kaq të veçantë për shqipen.

Ministria e Arsimit harron “ABC”-në, dita e Alfabetit ‘degjeneron’ në aksion pastrimi, akuza për rikthimin e komunizmit në shkolla

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *